Heidi Klum dhe Tom Kaulitz e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni shumë romantike në Capri të Italisë të shtunën.

Supermodelja 46 vjeçare ka ndarë me fansat e sa një fotografi nga dasma e tyre e mrekullueshme.

“Ne e bëmë! Zonja dhe zotëri Kaulitz”, ka shkruar Klum në fotografinë ku çifti shihet duke u puthur me pasion – të cilën e ka shoqëruar me shumë zemra. Ata janë martuar sikur në përalla në jahtin luksoz Christina O derisa në fotografinë e postuar shihet se puthen në një ambient të mbushur me lule të bardha.Dhëndrri kishte të veshur një kostum të bardhë derisa flokët e gjatë i kishte lëshuar.

Në ndërkohë, supermodelja kishte veshur një fustan të bardhë të fryrë dhe vello shumë të gjatë.

MUND TË JU PËLQEJNË