Vesa Luma, është ndër ato këngëtaret më të rralla që audienca ka ndarë gjithmonë mendime të mira për të.

Muzikës ia ka thanë në mënyrë sa më të denjë dhe profesionale, andaj edhe karriera e saj ka prekur majat e suksesit anë mbanë botës, shkruan Kosovarja.

Është tërhequr nga skena për një kohë, por asnjëherë duke ndikuar që mos të jetë e kërkuar në mbrëmje të ndryshme, shkruan Kosovarja.

Sa e ëmbël me zë dhe vokal, aq më e ëmbël me dukjen dhe pamjen e saj, që për një herë të vetme nuk zhgënjeu dhe nuk u akuzua për ndërhyrje kirurgjike.

Ama, jo të gjithë duket të pajtohen me këtë gjë, e sidomos së fundi kur iu vërshua një koment karshi këtyre ndërhyrjeve që për shumicën e estradës sonë tashmë janë bërë pjesë e jetës së tyre.

Por, duke qenë se Vesa mbrapa kësaj pune qëndron me besueshmëri dhe bindje të plotë, ia lëshoi fanses së saj komentin më pikant dhe më të drejtë.

Mendoni edhe ju të njëjtën, apo e përkrahni Vesën, hë? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË