Nata e mbrëmshme ka qenë shumë e veçantë për këngëtaren Shkurte Fejza, pasi vajza e saj Gresa e kishte kanagjegjin, me ç’rast, bashkë me familjare, mike e shoqe festuan deri në orët e vona të natës, shkruan “Kosovarja”.

Nuk kanë munguar dhjetra lajme që kishin të bënin kryesisht me fustanet e nuses, mysafiret dhe komente të kësaj linje.

U fol e përfol Gresa, e ëma e saj, e madje edhe babai, por ajo që ra në sy me një elegancë të pa parë, është Besiana, vajza e dytë e Shkurtes, shkruan “Kosovarja”.

Besiana dukej shumë fine dhe elegante. Ajo, gjithashtu është këngëtare.

Ndonëse pa xixa e temina, pamja e Besianës rrëmbue vëmendjen e të ftuarave./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË