Jonida Maliqi karrierën e saj si këngëtare e ka filluar shumë vite me parë.
Edhe pse e vjetër në skenë, Jonida është ende nga zërat më të bukur që posedon tregu muzikor, shkruan Kosovarja.

Ditëve të fundit Jonida mori vëmendjen e mediave rozë për shkak të ndarjes nga i dashuri i saj Romeo,pasi doli në pah një video intime mes saj dhe Flori Mumajesit.

 


Të gjithë e pritnin me padurim se si do të fillonte ky vit për këngëtaren pas ndarjes.
E sic shihet, Jonida ka vendosur që disa gjëra ti lej pas, e të filloj vitin si është më së miri.
Në një fotografi të postuar në rrjetin social, Jonida është paraqitur e veshur me të zeza e që po duket me plot stil, si në çdo paraqitje të saj.

Ajo çka na ka lënë përshtypje është përshkrimi i fotografisë në të cilin ajo ka shkruar: “2020 nisi mbarë, plot e përplot me të qeshura. Le të shpresojmë për ditë më të mira, plot gaz e hare”, ka shkruar këngëtarja./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË