Mosuniteti i shteteve të BE-së ndaj Republikës së Kosovës, është pengesa kryesore që sot Kosova dhe Serbia, janë po aq armiqësore sa para luftës, shkruan “Kosovarja”.

Milosheviqi i ka mbushur mend liderët e sotëm të Serbisë, përndryshe njëjtë si “Kasapi i Ballkanit”, edhe Vuçiçi e Daçiçi, por edhe opozita radikale, do fillonin edhe një luftë me shqiptarët!

Sipas shumë deputetëve gjermanë të CDU-së, Federika Mogherini dhe Johanes Han, janë përgjegjësit kryesorë që kanë luajtur me zjarrin Prishtinë-Beograd, duke e favorizuar për diskutim korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas politikës së Bundestagut gjerman, që vjen nga CDU-ja, si parti dominuese prej dekadash në Gjermani, rreziku për një luftë të re në Ballkan është real dhe i mundshëm.

BE-ja nuk flet me një zë për Kosovën dhe pesë shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës i kanë dhënë zemër Serbisë, që të gjejë hapësirë për ta luajtur rolin e viktimës!

BE-ja nuk funksionon si një organizëm kushtetues në raport me argumentet, pa marrë parasysh se ende edhe mbi 1660 shqiptarë janë të pagjetur nga lufta e vitit 1999.

Samiti i Berlinit ka treguar se Serbia nuk do kompromis me Kosovën! Serbia, së pari, duhet të kërkojë falje për gjenocid në Kosovë, sepse tek atëherë do të pranojë përgjegjësi dhe obligime juridike.

Sidoqoftë, krerët e shtetit të Kosovës janë të përçarë sa i përket konceptit reflektues ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Thaçi përfaqëson bllokun e korrigjimit të kufirit, kurse Ramushi një Kosovë që duhet të njihet nga Serbia në kufijtë ekzistues.

Ky dallim i jep zemër Serbisë dhe kundërshtarëve të Kosovës që të ndërhyjnë për ndarjen e Kosovës.

Andaj, Kosova duhet ta formojë një politikë stabile për një Serbi agresive dhe kjo politikë nuk duhet të jetë nënshtruese.

Kosova nuk duhet të kërkojë, vazhdimisht, bisedime me Serbinë! Mund të jetojnë si dy shtete që nuk njihen mes vete dhe nëse rruga drejt BE-së për Serbinë është e kushtëzuar me Kosovën, atëherë do vjen dita kur Serbia do e lutë Prishtinën për bisedime!

Kreu politik i Kosovës duhet të tërhiqet nga lutjet për bisedime me Serbinë, sepse, në këtë mënyrë, po e rrezikojnë seriozisht ekzistimin e shtetit të Kosovës!

Serbisë duhet t’i thuhet se territori i Kosovës nuk guxon të preket dhe se Serbia duhet t’i mbajë duart larg Kosovës!

Në Samitin e Berlinit krejt çka është arritur është akordimi që të mbahet edhe një samit i dytë në Paris! Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË