Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës ka deklaruar se pa humbur kohë do t’i ftojë për konsultime liderët e të gjitha partive politike për të shikuar mundësinë e krijimit të qeverisë së re të vendit.

E për këtë gjë, ai tha se këtë do ta bëjë të hënën, duke shtuar do ta respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.“Nga e hëna duke e respektuar ligjet dhe Kushtetutën, do të fillojë me konsultimet me partitë politike për mundësinë e formimit të Qeverisë së re.

Fokusi do të jetë në çdo rrethanë që mos ta lejojë që vendi të shkojë në zgjedhje dhe shpërbëhet Kuvendi”, ka thënë ai. “Pra nga e hëna në mëngjes do ti ftoj liderët e partive për të themeluar institucionet dhe mos të ketë vakum institucional. Natyrisht fokusi im është të shkojmë drejtë një qeverie të unitetit dhe drejtë”, ka thënë ai para mediave.

MUND TË JU PËLQEJNË