Reperi Drake është një fans i madh i basketbollit dhe siç duket atë pasion për këtë sport do ta sjellë edhe tek shtëpia e tij në Toronto, ku do të ndërtoj një fushë të basketbollit me madhësi gati sa ajo të NBA, transmeton Indeksonline.

Kjo shtëpi është 15.000 metra katror dhe do të ketë gjithçka brenda pas renovimit. Do të ketë dy sauna dhe një dhomë për masazhe, një pishinë me vaskë të nxehtë dhe një sall për pritje.

Por nuk mbaron këtu asgjë, ky ishte vetëm fillimi. Në shtëpi do të ketë një bar për vera dhe shampanja, teatër, studio për incizime dhe një dhomë për çmime e këngëtarit.

Po ashtu në shtëpi do të ketë një tarracë me një vaskë tjetër të nxehtë, ku do të shërbej për të bërë festa. Arkitekt i shtëpisë është Ferris Rafauli.

MUND TË JU PËLQEJNË