Drake edhe një herë ka arritur të marrë vëmendjen dhe të bëhet temë diskutimi në internet.
Reperi i cili gjithmonë vjen me risi, këtë herë ka bërë diçka të papritur.

Drake ka ardhur në bashkëpunim me artistin latin Bad Bunny, në këngën ‘Mia’ (E imja) të publikuar me videoklip, shkruan Gazeta Express.

Kanadezi befason që në fillim të këngës, kur fillon të këndojë në gjuhën spanjolle dhe kështu vazhdon gjatë gjithë këngës.

Nuk është hera e parë që një artist i Amerikës Veriore bën këtë gjë, e sidomos në kohët e fundit, por Drake është pritur shumë mirë dhe fansave i ka ardhur si një surprizë e mirë.

Kënga me videoklip që në orët e para ka arritur të shikohet shumë dhe është e para në listën e videove më të shikuara të momentit.

 

MUND TË JU PËLQEJNË