Në fillim të këtij muaji, Anjeza Shahini dha lajmin e bukur se shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.

Këngëtarja për disa muaj nuk ishte aktive në ‘Instagram’, sepse duhej të kujdesej që gjithçka të ecte mirë në fillimet e shtatzënisë.

Megjithatë sapo zbuloi lajmin për të gjithë ndjekësit e saj, Anjeza pothuajse çdo ditë publikon diçka nga jeta e saj e përditshme, shkruan who.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi duke pirë një kafe, sigurisht pa kafeinë, sepse mund të ndikojë keq tek fëmija. Në fakt Anjeza ka treguar se ky ndryshim i dietës dhe zakoneve nuk ka qenë aspak i lehtë për të.

“Nuk është e lehtë të ndryshosh zakonet, por duket si diçka shumë natyrale kur ja vlen”, – ka shkruar ajo.

Duke ditur se pas disa muajsh do mbajë në duar dhuratën më të bukur të jetës, sigurisht që çdo sakrificë ja vlen.

MUND TË JU PËLQEJNË