Ky përvjetor edhe më i veçantë për çiftin e njohur Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Anjeza Shahini dhe bashkëshorti i saj, Paul Connolly në shtator të vitit 2015, e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Dasma e tyre madhështore u mbajt në një kështjellë në Itali. Këtë vit, ata u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Tori (Victoria Kelis Connolly),

Sot, çifti feston 4-vjetorin e martesës, dhe ky përvjetor është më i veçantë, sepse festojnë përkrah së ëmblës Tori.

Këngëtarja publikoi një fotografi të bukur familjare, me të cilën tregoi edhe njëherë se sa e bekuar është.

“Po e festojmë 4-vjetorin me anëtaren tonë të re. E përmbushur me dashuri. Faleminderit Zot për familjen time të vogël”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Anjeza tash e një kohë jeton në Londër.

MUND TË JU PËLQEJNË