Personat publikë zakonisht janë më të prekur ndaj kritikave.

Ka nga ata që i marrin me sportivitet, por ka edhe nga ata që nuk ngurrojnë t’u kthejnë një përgjigje.

Diçka të tillë ka bërë moderatorja e njohur kosovare, Liberta Spahiu.

Ajo ka publikuar një foto nga pushimet e saj në Dubai, por këtë herë bashkangjitur fotos ishte një mesazh paralajmërues për të gjithë ata që e ndjekin. E lodhur nga të tilla gjëra, Liberta ka shkruar : “Mirëmëngjesi njerëz.

Çfarë bëtë?! Desha t’ju tregoj diçka, miqve, dashamirësve, atyre që m’i shohin fotot fshehurazi dhe atyre me profile fallco që ndonjëherë harrojnë fjalëkalimin e tyre, çdo koment me përmbajtje negative, fyese, apo frustruese do të zhduket nga faqja e dheut.

Pse? Shumë thjesht! Është instagrami im dhe unë bëj çfarë të më dojë qejfi. Ditën e mirë. Faleminderit”.

MUND TË JU PËLQEJNË