Ndonëse kanë kaluar plot 5 vite që kur Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj i dhanë fund lidhjes së tyre.

Lidhje kjo e cila u tha se përfundoi pas tradhtisë që modelja i bëri Shpatit, me aktorin Leonardo DiCaprio në Amerikë, ku dhe u fotografuan nga paparacët.Kështu që ishte vendimi i Shpatit që çdo gjë mes tyre të përfundonte aty.

Në foto: Afërdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi

E edhe pse ka kaluar kaq kohë, duket se tradhtia që i bëri Afërdita Dreshaj, Shpati nuk po e ka aspak të lehtë ta kaloj.

Ai do jetë i ftuar sonte në emisionin “Shiko Kush Luan” drejtuar nga Luana Vjollca, ku është Fifi ai që i ka bërë atij një pyetje pikante!

“Cila është padrejtësia e cila do të të lëndonte më shumë në jetë?”, ishte pyetja për Shpatin, i cili nuk hezitoi të përgjigjej e të thoshte që pikërisht “Tradhtia”.

Ndryshe Luana e ngacmoi atë gjatë emisionit se do ia gjente një nuse me që është ‘single’, por Shpati thotë se nuk ka më mirë se të jesh beqar.

MUND TË JU PËLQEJNË