Sot është ditë e veçantë për Afërditën për shkak të ditëlindjes së bashkëshortit.

Afërdita siç shihet ka dashur që në këtë ditë speciale të qëndrojnë në një vend përrallorë kjo për arsye se çdo festë çifti mundohen ta kalojnë në udhëtime duke vizituar vende të ndryshme të botës,shkruan Kosovarja.

Që disa ditë ajo bashkë me bashkëshortin Jakub Kindl dhe motrën Jehonën kanë udhëtuar për në Dubai e nga atje po sjellin imazhe të ndryshme të cilat po marrin vëmendjen e mediave rozë.

Momentet e bukura i ndajnë për ndjekësitë e tyre në rrjete sociale ku kësaj radhe Afërdita vendosi ta uroj bashkëshortin me rastin e ditëlindjes së tij me fjalë nga zemra.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, shoku im më i miri, shpirti im binjak -Të dua” ishte mbishkrimi i fotografisë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË