Këngëtari shkupian i popullarizuar, Shpat Kasapi, po i bën pushimet në Shëngjin, Rana e Hedhun, te Vila Delux.

Ai është i shoqëruar me të emën dr.Xhylymser Kasapi, profesoreshë e Universitetit të Shkupit “Çirili e Metodije” dhe deputete e LSDM-së në kolalicioni i qytetarët në Kuvendin e Maqedonisë Veriore.

Me votën time Talat Xhaferi është bërë kryekuvendar në Parlamentin e Republikës së MV., tha zonja Kasapi.

Me të është edhe mikja e saj Sonja Teodorova, primarius dr. në fushën e mjekësisë në Shkup.

Sonja ka qenë edhe në Spanjë, por kësaj më tepër i ka lënë përshtypje bregdeti shqiptar.

Çuni (në foto) Ores Doçi, 9, nga Mirdita tha: Shpatin e kam shok… Shpati erdhi në Shqipëri, një udhë e dy punë, të këndoj e të bëj plazh.

Pati turne në Fier, Shëngjin e disa qytete tjera të Shqipërisë.

Padroni i Vila delux, Petrit Prençi në shenjë respekti lëshoi muzikë, këngët e Shpat Kasapit.

MUND TË JU PËLQEJNË