Shpat Kasapi për vite me rradhë ishte njëri nga këngëtarët më aktiv e më të përfolur. Emri i tij është lakuar shpesh në media, për asye nga më të ndryshmet.

Shpati, edhe më tej bënë këngë e videoklipe, por suksesi i tij sikur nuk është ai që ka qenë dikur, shkruan “Kosovarja”.

A doni ta dini se cilat janë disa nga anët negative dhe pozitive të karakterit të Shpatit? “Shpesh bëhem shumë kokëfortë. I adhuroj njerëzit e sinqertë dhe përpiqem që edhe unë të jem sa më i sinqertë me të sinqertin. Atë që më gënjen, thjesht e injoroj. Kam një mangësi të madhe që iu besoj shumë njerëzve. Për këtë arsye më ka ndodhur të lëndohem jo pak”, ka thënë këngëtari.

Kasapi, ka treguar se gjithsesi ai mbetet natyrë miqësore dhe i vlerëson shumë shokët e mire.

Se Afërdita Dreshaj e kishte lënduar këngëtarin dihet, por siç duket paska edhe të tjerë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË