Me kalimin e viteve e madhja e këngës shqipe Shkurte Fejza duket se veç po rinohet.

Ndërkohë që në të kaluarën jemi mësuar të shohim këngëtaren me veshje tradicionale e kombëtare, viteve të fundit ajo ka ndryshuar stilin, duke ardhur çdo herë e më bukur, shkruan “Kosovarja”.

E thjeshtë dhe elegante njekohësisht është stili që po e karakterizon këngëtaren, e cila po shfaqet me shumë shije.

Madje shpesh iu bën ‘konkurencë’ edhe vajzave të saj krah të cilave duket si motra e jo nëna e tyre.

Ama gjithmonë vjen në kornizat e normales, pa e tepruar ose ekzagjeruar me veshje. Se ka shije e dëshmon edhe fotografi e fundit që ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

E veshur thjeshtë, por që duket shumë elegante, me këtë foto Shkurta ka një mesazh për publikun.

“Pershendetje miq, uroj te kaloni bukur ne keto dite te nxehta vere..❤”, përfundon ajo./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË