Ka disa javë që pyjet e Amazonës kanë marrë flakë.

Agjencia satelitore ka numëruar mbi 20.000 zjarre që kanë kapluar Amazonën muajin e fundit duke e futur kështu gjithë njerëzimin në gjendje alarmuese për ‘mushkëritë’ e botës, shkruan lajmi.net.

Përveç mbledhjes së mbajtur gjatë samitit ‘G7’ në Francë ku është folur edhe mbi çështjen e Amazonës, edhe shumë artistë dhe fytyra publike kanë ofruar fondacione për fikjen e zjarrit.

Ndër ta është edhe aktori Leonardo Di Caprio i cili përmes fondacionit të tij ka ofruar pesë milionë dollarë ndihmë për shuarjen e zjarrit në pyjet e Amazonës.

MUND TË JU PËLQEJNË