Një emër i madh dhe i njohur i muzikës së mirënjohur popullore është edhe këngëtarja e dashur për publikun Shkurte Fejza, shkruan “Kosovarja”.

Me zërin e saj të ëmbël e të artë bëri që tash e sa vite të numërojë një bagazh madhështor të stërmbushur me suksese.

E hapave të saj duke ndjekur rrugët e muzikës po shkojnë edhe dy vajzat e saj Gresa dhe Besiana edhe pse kjo e fundit me një zhanër tjetër.

Mirëpo, lidhshmërinë më të madhe prej vajzave Shkurta po del ta ketë me Gresën, shkruan “Kosovarja”.

E kjo po vërehet më shumë edhe pas martesës se Gresës jo vetëm para saj. Shumicën e kohës shfaqen bashkë duke qenë prezente në çdo mbrëmje, dasma e ahengje si në Kosovë po ashtu edhe jashtë vendit.

Edhe së fundi na shfaqen krahë njëra-tjetrës sikur të ishin motra e jo nënë e bijë.


MUND TË JU PËLQEJNË