Murati tregon se sa e do atë Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, që tek ne u bë e njohur me rolin e “Selinit” tek seriali shumë i shikuar “Vajzat e diellit”, vazhdon të qëndrojë në krye të mediave turke.

25-vjeçarja u komentua shumë për lidhjen e saj me këngëtarin e mirënjohur turk, Murat Dalkılıç, me të cilin filluan romancën qe sa kohë, por në fund të vitit të kaluar, çifti i dha fund lidhjes.

Muajt e fundit në mediat turke po qarkullon lajmi se ata i dhanë një mundësi të dytë lidhjes, u ribashkuan dhe po përjetojnë çaste të lumtura si asnjëherë më parë. Së fundi, këngëtari publikoi një fotografi me bukuroshen dhe shkroi “dashuria ime”, transmeton rtv21.tv

Ata e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale. Aktorja njihet për rolet e shumta, si në “Ask Laftan Anlamaz”, “Siyah İnci”, “Halka”, e shumë të tjera.

 

MUND TË JU PËLQEJNË