Aktorja e njohur, Hande Erçel, e cila rrëmbeu vëmendje të madhe me rolin e saj në serialin “Vajzat e diellit”, dje festoi ditëlindjen e 26-të.

Ndonëse kjo nuk ishte ditëlindje aspak e mirë për të, pasi humbi nënën në muajin janar, personat e dashur u përkujdesën t’ia bëjnë më të veçantë këtë ditë.

I dashuri i saj, Murat Dalkiliç i dedikoi një shkrim të bukur asaj. Tregoi edhe njëherë se sa i bekuar është me të, transmeton rtv21.tv

“Paqja ime, lumturia ime, shoqja ime, e dashura ime më e bukura në botë… Mirë që ekziston”, shkroi ai.

Edhe Hande publikoi një fotografi të bukur me heroin e saj. “Është ditëlindja ime, ditëlindja jonë. Heroi im”, shkroi ajo krahas fotografisë. Artistes i ka munguar e ëma në ditëlindjen e saj.

Dedikoi një mesazh emocionues për të dhe një fotografi ku shihet në prehërin e së ëmës. Hande aktualisht është duke pazuar për një kohë nga puna e saj e aktrimit.

 

MUND TË JU PËLQEJNË