Reperi Kanye West ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta publikojë albumin e ri.

Bëhet fjalë për albumin “Throne 2”, i cili vjen si vazhdim i “Throne”, të cilin e kishte sjellë shtatë vite më parë në duet me Jay Z.

Njoftimin e bëri përmes rrjetit Twitter por Kanye West nuk ka preferuar të zbulojë detaje rreth këtij albumi.

Madje, ai nuk ka treguar edhe nëse Jay Z do të jetë pjesë e këtij albumi, meqë dyshja kohë më parë kishin acaruar marrëdhëniet.

“Së shpejti Throne 2”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter. /Lajmi/

MUND TË JU PËLQEJNË