Një recetë e shpejtë dhe e thjeshtë për një sanduiç të shijshëm.

Vezët zieni dhe lërini të ftohen.

Më pas qërojini dhe pritini në kubikë.

Bashkojini me qepët e grira imët e më pas shtojuni majonezën dhe mustardën.

Masën kriposeni, piperoseni e vendoseni të ftohet në frigorifer.

Në secilën rriskë buke vendosni fillimisht sallatën e gjelbër e sipër saj sallatën me vezë.

Mbylleni me rriskën tjetër të bukës dhe sanduiçi juaj është gati.

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË