Këngëtarja e njohur vjen me tatuazh.

Besa Kokëdhima ka treguar domethënien e tatuazhit të parë.

Besa Kokëdhima ka ndarë me ndjekësit një video në Instagram, në të cilën tregoi tatuazhin që ka bërë në dorë

Madje, këngëtarja tregoi se çfarë domethënie ka ai tatuazh që për të është i pari që e bën në trup.

“Është tatuazhi im i parë. Do të thotë “Vajza e Valave”, nga kënga polifonike e tokës time. Gjithmonë kam ndjerë një lidhje mistike me të. Më kthen në rrënjët e mia dhe në përjetime të pashpjegueshme. Kudo shkoj të mos harroj rrënjët e “Vajzën e Valave”, ka shkruar ajo.

Për ndryshe “La La La” titullohet projekti i fundit muzikor nga Besa Kokëdhima. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË