Përbërësit

400 gr dredhëza

4 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle mustardë

2 lugë gjelle lëng limoni

kripë dhe piper i zi

100 gr spinaq të njomë

sallatë e gjelbër

200 gr djathë i bardhë

Udhëzimet

Hapi 1
Pastroni, lani dhe thani me kujdes dredhëzat, spinaqin, sallatën.

Hapi 2
Copëtoni sallatën në copa të vogla dhe priteni spinaqin imët.

Hapi 3
Përzieni 100 gr dredhëza me vajin e ullirit, mustardën dhe lëngun e limonit derisa të bëhen masë homogjene.

Hapi 4 
Shtoni kripë e piper. Pjesën tjetër të dredhëzave ndajeni përgjysmë.

Hapi 5
Copëtoni djathin e bardhë në copa të mëdha. Bashkoni spinaqin, sallatën dhe dredhëzat në një enë të madhe dhe hidhjuni sipër salcën e përgatitur.

Hapi 6 
Përziejini së bashku dhe shtojuni sipër copat e djathit.

Hapi 7 

Ju bëftë mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË