Shija e saj e parezistueshme do të bëjë, që kjo sallatë do të zhduket nga tavolina juaj brenda pak minutash.

6-7 speca të kuq

100 gr majonez

200 gr ajkë të thartë/shtalpë

1 thelb hudhre

të grira gjethe magdanozi

2-3 lugë gjelle uthull molle

kripë dhe piper i zi

një fije sheqer

Specat piqini 30 minuta në furrë në temperaturë maksimale. Qërojini e largojuni farat.

Më pas prijini në kubikë të vegjël.

Specave të prerë shtojani përbërësit e tjerë dhe hudhrën e grirë.

Testojini për kripë edhe një herë e më pas vendosini në frigorifer që të ftohen.

Kjo sallate shkon jashtëzakonisht shumë me patate te pjekura e kotëleta mishi.

MUND TË JU PËLQEJNË