Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha sot ka një ditë shumë të veçantë.

Sali Berisha gjatë ditës së djeshme fejoi djalin, Shkëlzenin, kurse sot feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Në këtë ditë, Berisha ka pranuar urime të shumta nga familjarët dhe miqtë, e një urim special ai e pranoi nga reperi Stresi.

“Urime Ditëlindja Legjendë”, ka shkruar ai në urimin, të cilit ia bashkëngjiti edhe një foto të Berishës.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Stresi është “Te du mom”, këngë të cilën e publikoi dje dhe ia kushtoi nënës së tij, ndërsa me të njëjtën ai konkuron në këtë edicion të “Këngës Magjike”.

MUND TË JU PËLQEJNË