Moderatorja e mirënjohur dhe shumë e popullarizuar Elita Rudi është bërë nënë para disa muajve.

Ajo ka sjellur në jetë një djalë, të cilit që nga dita e parë iu është përkushtuar kokë e këmbë për tu kujdesur dhe që ta rrisë në mënyrën më të mirë, shkruan Kosovarja.

Elita, po shijon kohën në maksimum me të, duke treguar se përkundër faktit që është fëmija i parë për të, mëmësisë po ia di rendin shumë mirë dhe po ia del kësaj pune suksesshëm.

Moderatorja e njohur kohë pas kohe na njofton edhe se sa është rritur ai, bukuria e të cilit shihet qysh tani, i cili këtë sharm e ka marrë pak nga babai e pak nga nëna.

Meqë është kështu, Elita edhe së fundi sjeli disa imazhe të magjishme të tij, ku shihet se sa shumë është rritur dhe që tani karakterizohet me të gjitha tiparet e një djali tërheqës dhe sharmant. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË