Studimet kanë treguar se një përbërës nga rrushi, resveratroli, mbron nga sëmundja e diabetit.

Rrushi është burim i shkëlqyeshëm i antioksiduesve dhe substanca që luftojnë tumoret e ndryshme. Studimet kanë treguar se një përbërës nga rrushi, resveratroli, mbron nga sëmundja e diabetit. Hulumtuesit amerikanë kishin injektuar substancën resveratrol nga rrushi drejtpërsëdrejti në trurin e minjve, të cilët ishin ushqyer me artikuj me vlerë të lartë yndyrore dhe ishin vërtetuar se niveli i insulinës kishte rënë.

Ky përbërës do të mundë të përdorej për manipulimin e proteinave të caktuar në tru, si dhe sipas ekspertëve do të mbronte nga sëmundja e diabetit.

Substanca resveratrol pozitivisht mund të ndikojë edhe në shërimin e sëmundjeve kronike. Rrushi mund të parandalojë dëmtimin e enëve dhe të qelizave të gjakut, si dhe parandalon krijimin e kolesterinës së keqe.

MUND TË JU PËLQEJNË