Komuna e Prishtinës ka nisur së fundi riparimin e disa rrugëve në kryeqytet.

Por, një gjë e tillë duket se nuk po ndodhë me një rrugë fort të nevojshme për dorën e shtetit.

Bëhet fjalë për rrugën “Gazmend Zajmi”, e cila është rrugë lidhëse me Bregun e Diellit.

Qytetarët e Prishtinës “sabah” e “akshom” përballen me vështirësitë e qarkullimit në këtë rrugë që ngjanë më shumë me ndonjë rrugë minierash.

Një pjesë të fajit për shkatërrimin e rrugës në fjalë e kanë edhe kompanitë ndërtimore që me mjete të rënda asistojnë prishjen e asfaltit.

Duke parë që Komuna e Prishtinës nuk po shtrin dorën e ndihmës, qytetarët detyrohen shpeshherë të kapin lopatët për të mbuluar ndonjë gropë më të madhe./Indeksonline/

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË