Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda gjatë një rrahje te nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi për Indeksonline ka thënë se personi është dërguar në emergjencë, por për shkak të lëndimeve, ka ndërruar jetë.

“Në ora 17:51, policia ka pranuar një informatë për një rrahje tek nënkalimi i rrugës “B.Kllinton” saktësisht tek shkallët. Një person është dërguar në emergjencë, i njëjti kishte pësuar lëndime të rënda tek shkallët e nënkalimit dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar se këto janë të dhënat fillestare dhe se Policia po mbledh informacione tjera rreth rastit.

MUND TË JU PËLQEJNË