Kanë kaluar tre vite nga divorci i bujshëm i këngëtares Rovena Dilo me ish-bashkëshortin e saj prej 10-vitesh, ish-futbollistin e njohur Florian Riza.

Dhe duket se pas tre vitesh ata vazhdojnë të përballen në Gjykatë me njëri-tjetrin pas padisë së datës 27.10.2015, me anë të së cilës Floriani i kërkonte divorcin artistes. Ata, aktualisht, janë duke përpjestuar me gjyq pasurinë e tyre të përbashkët gjatë martesës, që, sipas burimeve tona, është një apartament në Tiranë, pronë që e blenë gjatë kohës që ishin të celebruar.

Edhe këtë herë, paditësi është Riza, i cili kërkon në rrugë ligjore të marrë pjesën e tij nga kjo pasuri. Kujtojmë se lajmi i ndarjes së çiftit në vjeshtën e 2015-s, ishte shumë i papritur për median, duke qenë se ata ishin paraqitur si çift i konsoliduar dhe që menaxhonin së bashku biznesin e këngëtares, ish-“Bar Rovena” në zonën e ish-Bllokut, shkruan Panorama.

Por në mënyrë të befasishme këngëtarja e njohur i dha fund martesës prej një dekade me bashkëshortin e saj Florian Riza. Ishte pikërisht Riza ai që dorëzoi në Gjykatën e Tiranës kërkesëpadinë, ku kërkonte divorcin nga ajo pas disa konflikteve që kishin pasur.

E vetëm një ditë pasi ish-futbollisti i “Partizanit” depozitoi kërkesëpadinë pranë Gjykatës së Tiranës, mediat publikuan jo vetëm lajmin, por edhe përmbajtjen e saj. Në padi thuhej: “Unë paditësi kam lidhur martesë me të paditurën në datën 24.10.2005…

Fillimisht marrëdhënia jonë ka qenë e mirë, por me kalimin e kohës kanë lindur konflikte e grindje të vazhdueshme, të cilat kanë bërë të pamundur bashkëjetesën dhe si rezultat martesa jonë e ka humbur qëllimin e saj dhe ka mbetur thjesht dhe vetëm formale.

Në kushtet e mësipërme, duke vlerësuar se martesa ime me të paditurën nuk ka më asnjë kuptim, kërkoj zgjidhjen e martesës mes meje dhe të paditurës, pasi martesa jonë nuk mund të vazhdojë më”.

MUND TË JU PËLQEJNË