Një nga arsyet e konflikteve në çift është edhe dalja në pension. Me këtë periudhë braktisen një sërë rutinash dhe zakonesh. Ajo që ndikon në aktivitetin e përditshëm është pikërisht puna. Këto konflikte gjenerojnë për shkak se koha e qëndrimit në shtëpi është më e madhe, e për rrjedhojë lindin debate. Në qoftë se është një marrëdhënie e qëndrueshme, e fortë, këto situata mund të hidhen pas krahëve.

Koha që na duhet për ta kapërcyer një situatë konfliktuale në çift varet nga shumë faktorë, përfshirë:

Shkallën e përfshirjes emocionale në çift. Zakonisht, pas viteve martesë, çifti ka vendosur lidhje të forta emocionale që pengojnë procesin e ndarjes.
Mbështetja sociale është shumë e rëndësishme. Fëmijët dhe nipërit janë një mbështetje shumë e madhe dhe tregues të mbarëvajtjes së familjes.
Personaliteti: mënyra se si i trajtojmë problemet ka ndikim vendimtar.
Pjekuria emocionale: Në moshën 60-vjeçare, edhe pse përvoja e jetës është e madhe, jo të gjithë arrijnë të njëjtën shkallë pjekurie në nivel emocional.
plaku

Si ta menaxhoni këtë situatë?
Çdo ndarje është një humbje që shkakton dhimbje. Pas një humbjeje, përjetojmë një fazë pikëllimi, e cila përfshin pranimin dhe përshtatjen me situatën e re, vetëm. Ndoshta është një proces i vështirë, pasi bëhet fjalë për një marrëdhënie të qëndrueshme në vite, dhe janë prishur ekuilibrat e jetës.

Mënyra sesi do ta kapërceni këtë fazë të vështirë varet nga shumë faktorë, përfshirë: arsyet e ndarjes, rrethanat e jetës, llojin e marrëdhënies, mbështetja sociale etj.

PËR TA HEDHUR PAS KRAHËVE KËTË PERIUDHË PO JU JAPIM DISA KËSHILLA:
Divorci nuk është çështje moshe

Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëni, është të jeni të qartë se ndarja e një çifti mund të ndodhë në çdo moshë dhe për shumë arsye.

Jepini vetes kohë
Lejojeni veten të përjetojë dhimbje. Shprehini ndjenjat që lidhen me këtë situatë (hidhërim, zemërim, inat, trishtim, ankth).

Reflektoni
Mundohuni të përshtateni dhe pranoni situatën e re.

Kërkoni mbështetje
Mbështetja sociale është një nga çelësat më të rëndësishëm për tejkalimin e një ndarjeje. Fëmijët, nipërit apo të afërmit mund t’ju ndihmojnë për këtë.

Jini aktiv
Pas ndarjes me siguri që do të keni më shumë kohë të lirë. Tani është koha për ndryshim. Pyesni veten se cilat janë gjërat që gjithmonë keni dëshiruar të bëni.

Pranoni
Përpiquni të pranoni se situata ka ndryshuar. Ndoshta është një proces i vështirë, për shkak se keni kaluar shumë vite së bashku. Është e rëndësishme të përpiqeni të shmangni sa më shumë kujtimet me të, pasi do t’i shkaktoni vetes më shumë vuajtje.

Vetmia nuk është e keqe
Mundohuni të shijoni veten. Mendimi për të gjetur një “zëvendësues” nuk është zgjidhje. Merrni kohë.

MUND TË JU PËLQEJNË