Organet përgjegjëse në çdo vend po bëjnë apel që të evitohen daljet e qytetarëve në vende publike, për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Por, në Kosovë kjo gjë gjatë ditës së djeshme nuk është respektuar sa duhet, ngase me t’u ngritur temperaturat ata dolën në numër të madh.

Madje, një pjesë e tyre u grumbulluan në parkun e Gërmisë, ani pse ekziston rreziku që ndonjëri prej tyre të jetë i infektuar me COVID-19.

Këngëtarja Rona Nishliu, me anë të një postimi në rrjete sociale, ka reaguar ashpër duke propozuar që të gjobiten personat që veprojnë në atë mënyrë.

“Hej shteti RKS, urgjent gjoba per krejt ata qe si trima te vertete dalin neper fusha e ledina, e besa edhe kafe ne qender te shesheve, me moton “e ka bo Zoti vere”!!! Shipja smerr vesh pa gjob…tYrp”, janë fjalët e saj.

Mos heqni dorë nga ëndërrat e juaja, Lumi dhe Andi me këshillat e tyre si dy të rinjë që kaluan në tapetin e kuq të Holliwoodit!

MUND TË JU PËLQEJNË