Këngëtarja mitrovicase Rona Noshliu njihet për zërin e mrekullueshëm dhe stilin e saj të veçanët.

Ajo për dallim nga shumë kolege të saj, asnjëherë nuk është shfaqur provokative dhe e zhveshur, duke ruajtur gjithmonë origjinalitetin e saj, shkruan “Kosovarja”.

E suksesi në karrierë ka bërë që Rona të dëgjohet edhe jashtë trojeve shqiptare.

Kurse sa i përket jetës private, ajo ka qenë gjithmonë më e rezevuar duke e mbajtur atë gjithmonë jashtë kamerave.

Këngëtarja u martua në shtator me Florin, një djalë nga Tirana i cili ishte partneri i saj prej 5 vitesh.

Kurse para ca ditësh u bë nënë e një vajze për herë të pare, të cilën e quajtur Noa.

Ndërkohë sot ajo me plotë emoscion përshkruan ndjenjën e të qenurit nënë duke thënë se ndihet më përmbushëse pas ardhjes në jetë të Noas.

“Ndjenja më përmbushëse dhe më kuptimplotë deri më sot! Më 19.07.2019, në duart tona erdhi Noa. Gjithë këto ditë nuk po gjej fjalët e duhura që të shpreh gëzimin tim për bekimin më të rëndësishëm në jetë. Falenderoj të gjithëve për urimet, kujdesin dhe dashurinë❤️ #çikajeme #babygirl”, ka shkruar Rona në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË