Ka vite që në skenën muzikore shqiptare provohet gjithçka. Eksperimentet janë nga më të ndryshmet, shpesh edhe nga më të çuditshmet.

Duke reflektuar nga yjet nderkombëtar, tanët shpesh duken tamam botëror, edhe pse disa në tentim për tu dukur interesant, dështojnë keq.

Së fundi, janë reperet ato që mundohen të bëjnë gjëra më interesante e që na afrojnë me risitë e tregut muzikot ndërkombëtar, shkruan “Kosovarja”.

Mes emrave të popullarizuar të kësaj rryme, është edhe reperja Rina, që është pjesë e labelit “On Records”. Rina, së fundi erdhi në bashkëpunim me Adelina Ismailin.

Reperja, shfaqet “e kuqe” në videoklipin e këngës së re. Edhe grimi është përtej të zakonshmes, madje nga sytë duket që rrjedhin lot të kuq.

A thua, çka ka dashur autori të thotë me këtë gjë? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË