Rina Balaj këtë vit mund të themi lirshëm se ka qenë personazhi më i komentuar i shoë bizit.

Krejt kjo pas largimit të saj nga “On Records” që bëri bujë të madhe mediatike, e më pas edhe largimi i këngëtares nga rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.

Nuk vonoi shumë dhe Rina u rikthye në rrjetin e saj Instagram, ani pse ende pa ndonjë projekt të ri.

Sa i përket jetës private Rina është në lidhje me reperin ‘Sin boy’, gjë të cilën Rina e ka dëshmuar me një fotografi.

Madje, kohët e fundit nuk e fsheh as lumturinë kur është krah tij. Tani ka bërë çdo gjë publike dhe asgjë tjetër nuk është me rëndësi./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË