Ditë më parë, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, dha idenë e formimit të një komisioni zyrtarë për të shkruar historinë e luftës së UÇK-së.

Ai për Ekonomia Online ka thënë se ky komision mund të bëhet përmes instituteve, qoftë ai i Historisë apo nga Akademia e Shkencave përmes redaksive të veçanta dhe hulumtime të veçanta në mënyrë që lufta e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës të trajtohet në aspektin shkencor.

“Institutet qoftë ai i Historisë, qoftë Akademia e Shkencave do të duhej që historinë e re, e ku historia jonë e re lidhet me luftën tonë çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ta trajtojnë edhe në aspektin shkencorë. Që i bie të kishim edhe redaksi të veçanta të hulumtime të veçanta shkencore, që pastaj edhe vlerësimet e shkrimit të historisë të jenë shkencorë dhe objektiv”.

“Zakonisht protagonistët edhe nuk mundet të jenë objektiv, por edhe nuk janë historian të shkruajnë historinë, aq ma tepër për ta shkruar historinë e vet”, tha Selimi.

Selimi tha se është i gatshëm të punoj në këto komisione të veçanta shkencore, për të shkruar historinë ashtu siç ishte.

“Zakonisht protagonistët edhe nuk mundet të jenë objektiv, por edhe nuk janë historian të shkruajnë historinë, aq ma tepër për ta shkruar historinë e vet. Prandaj unë kërkoj edhe një herë ose do të punojna në rrethanat e mundshme që të ketë komisione të veçanta shkencore e akademike në mbështetje edhe shtetërore që të ketë redaksi të veçanta, komisione për ta shkruar historinë ashtu siç ishte dhe të mos i lihet mundësi askujt qoftë me qëllim, qoftë pa qëllim, që ta shtrembëroj historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e luftës çlirimtare, historinë e re për çfarëdo lloj interesi qoftë grupor qoftë politik apo edhe tjetër”, tha ai për Ekonomia Online.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi, ka folur edhe për formimin e një Komisioni për Verifikimin e numrit të veteranëve.

MUND TË JU PËLQEJNË