Zakonisht jemi mësuar që të gjithë fëmijët e këngëtarëve tanë të trazojnë rrugën e prindërve.

Madje, disa prej tyre janë bërë shumë të njohur dhe të ndjekur, të cilët me plot ëndje dhe dëshirë janë bërë pjesë e muzikës dhe zëri iu shkuar pushkë, duke mos ndikuar aspak fama e të ëmës apo të babait, shkruan Kosovarja.

Për dallim nga këta artistë, Remzie Osmanit nuk i ndodhi e njëjta. Kjo sepse si e bija ashtu dhe djali, zgjodhën tjetër kahje sa i përket profesioneve, dhe që të dy nuk kanë asnjë lidhje me muzikën.

Por, kjo nuk do të thotë që Remzia nuk ka pse mos të ndihet krenarë me ta, sepse që të dy kanë ndërtuar ëndrrat e tyre dhe kanë vazhduar shkollimin duke rezultuar shumë të suksesshëm.

Hiç më larg se sot, vajza e saj Riola kishte ceremoninë e diplomomit, e cila tani ka marrë epitetin e arkitektës.

Madje, jo çfarëdo artikte, pasi ndër të gjithë studentët që ishin prezentë në atë festë, emri i saj u dallua dhe në dorë mori diplomën e më të dalluarës.

Për këtë lajm, Remzia gati sa nuk fluturoi nga gëzimi, dhe për këtë nuk iu përmbajti dot fjalës “Absolvente e dalluar”.

e këtë i tregoi e gjithë botës se ndonjëherë nuk është vetëm këndimi që të bën të njohur, por sakrificat dhe mundi e bëjnë të vend dhe të pasqyrojnë për atë që je, ashtu sikurse ndodhi me të bijën e saj. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË