Kishte vetëm pak orë që ishte publikuar bashkëpunimi i fundit i Elvana Gjatës me Capital T, “Fustani” kur Elvana u ngjit në skenë në Zvicër, me rastin e ‘Alba Festival’ – koncert në të cilin morën pjesë dhjetëra këngëtarë që shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e diaspora.

Pothuaj para çdo koncerti, Elvana dhe stafi i saj mund të “parashikojnë” çfarë do të ndodhë ku, por këtë herë, gjithçka doli përtej parashikimeve. Aq sa Elvana nuk e përmbajti dot emocionin e madh.

Çfarë ndodhi?

Prej kohësh, Elvana trajnohet me Albi Nakon para çdo klipi të ri apo një koncerti, në mënyrë që të krijojë një performancë më të plotë në skenë. Koreografi i njohur e shoqëron shpesh këngëtaren me grupin e tij duke u bërë kështu dëshmitar i shumë skenave që i ndodhin këngëtares.

Si këtë herë…Siç rrëfeu Albi sot, nga studio “Rudina”, ai është në prapaskenat e koncerteve të Elvanës bashkë me grupin e baletit, por në Zvicër, diçka i bëri përshtypje më shumë se të tjerat: “Ajo që më bëri përshtypje në Zvicër këtë herë ishte pritja ejashtëzakonshme e publikit për Elvanën. i kaloi të gjitha pritshmëritë, e pabesueshme.

As Elvana vetë nuk e besonte, ndaj edhe u emocionua shumë: “Ajo çfarë më bëri përshtypje në Zvicër ishte pritja e publikut për Elvanën, e kthyen tri herë. Pati një sukses të jashtëzakonshëm, prandaj qau Elvana atje”, – tha Albi duke vlerësuar talentin e këngëtares shqiptare.

MUND TË JU PËLQEJNË