Këto brusketa janë shumë të thjeshta në përgatitje dhe me një shije të veçantë.

Përbërësit e nevojshëm:

8 feta bukë gruri

100 gr domate qershi

200 gr kërpudha

gjysmë spec djegës i freskët

1 thelpi hudhër

vaj ulliri

majdanoz i grirë

kripë

Mënyra e përgatitjes:

Për përgatitjen e brusketave, si fillim pastroni kërpudhat mirë dhe prijini në feta shumë të holla.

Në një tigan hidhni vaj ulliri dhe më pas shtoni kërpudhat dhe i skuqni ato për rreth 5 minuta në zjarr të ulët.

Më pas i shtoni pak majdanoz të grirë dhe një pjesë lëreni mënjanë.

Ndërkohë, domatet qershizë i prisni në katërsh. Spërkateni me kripë dhe vaj ulliri dhe nëse dëshironi, hidhni dhe pak spec djegës. Lerini këta përbërës mënjanë, në mënyrë që të lëshojnë pjesën e tyre të lëngshme.

Prisni bukën në feta të holla rreth 1 cm dhe vendoseni në skarë ose në furrë me pak vaj ulliri. Buka nuk duhet të qëndrojë në skarë ose në furrë më shumë se 2 minuta. Ajo thjesht duhet të marrë ngjyrë nga të dyja anët, por jo të bëhet shumë e thatë.

Lyejini fetat e bukës me hudhra. Në këtë pike, bashkoni domatet me kërpudhat, tashmë të ngrohta dhe trazojini mirë.

Lyejini fetat me pak salcë domatesh dhe më pas mbushini ato me përzierjen e krijuar pak më parë me kërpudha dhe domate.

MUND TË JU PËLQEJNË