Kjo recetë është e shpejtë dhe të lehtë për t’u ngrënë, ideale nëse keni festa me shoqëri dhe jeni duke konsumuar alkool.

Përbërësit e nevojshëm për 4 persona:

1 bagetë

4 domate

disa gjethe borziloku të freskët

200 g mocarela

50 g djathë parmezan

krip, piper, rigon,

vaj ulliri, balsamik

Mënyra e përgatitjes:

Fillimisht nxehni furrën në 250 C.

Prisni bagetën në trashësi sa gishti, pastaj lyeni fetat e bukës me vaj ulliri dhe vendoseni në furrë për disa minuta derisa buka të jetë skuqur lehtë. Kini kujdes që të mos digjen sepse mjaftojnë vetëm dy, tre minuta. Kthejeni dhe piqni bukë nga ana tjetër.

Në një enë më të thellë, presni (në kube të vogla) domaten. Pritini mirë borzilokun e freskët, copëtoni mocarelën në kubikë më të vegjël, copëtoni hudhrën imët dhe shtoni gjithçka në domate. Kripë, piperin dhe rigonin shtoni sipër, pak vaj balsamik dhe ulliri. Përzini të gjitha mirë.

Vendosni pak salcë në secilën fetë bukë, spërkatni me djathin e grirë parmezan dhe ktheheni në furrë edhe dy minuta të tjera derisa djathi të shkrihet.

MUND TË JU PËLQEJNË