Ky byrek ofron furnizim me proteina, të cilat ngadalësojnë përthithjen e sheqerit në gjak.

Në këtë mënyrë parandaloni rritjen e glicemisë.

Sasia: Për dy persona

Vështirësia: Minimale

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 50 minuta

Përbërësit:

400gr gjizë pa yndyrë, 500gr spinaq, dy patate të ziera, kripë dhe piper.

Përgatitja:

Zieni spinaqin në pak ujë, shtrydheni dhe grijeni. Bashkojeni me patatet e ziera dhe gjizën, duke i hedhur piper dhe pak kripë. Përzierjen e përftuar vendoseni në një tavë të mbuluar me letër furre dhe futeni të piqet për rreth 40-45 minuta në furrë me 200 gradë. Kjo është një pjatë unike./Living/

MUND TË JU PËLQEJNË