Është koha e turshive dhe patjetër se të gjithë kanë filluar përgatitjet e tyre.

Në ditët e ftohta dhe me dëborë, nuk ka asnjë shoqërues më të mirë gjatë drekës se sa turshitë.

Kuzhina Shqiptare, ka publikuar një recetë e cila është tërësisht natyrale, pra receta e turshive pa konzervues.

Përbërësit që nevojiten janë:

-10 kg speca

-500 ml vaj

-100 gr majdanoz

-3 thelbinjë hudhër

-1 kg karota

-1 kg kripë e trashë .

Mënyra e përgatitjes
Së pari pastrohen specat dhe pastaj secilit spec i vendosim brenda nga një lugë qaji kripë, dhe i vendosim në një bure të madhe e cila nuk duhet të mbushet plotësisht.

Burja duhet të mbyllet, të lihet e shtrirë për 24 orë dhe herë pas here të rrotullohet.

Pas 24 orëve specat të nxirren nga burja dhe të renditen në tegulla ose në bure të tjera nga një rend, dhe të spërkaten me vaj të djegur të nxehtë pastaj përmbi të vendosen karotat dhe majdanozi gjithashtu edhe thelbinjët e hudhrës prehën apo hedhën sipas dëshirës.

Pastaj specat lihen të pushojnë deri sa të del uji përmbi, tegullat ose buret të mbyllën mirë e të lihen në vend të errët dhe të ftoftë.

MUND TË JU PËLQEJNË