Përbërësit:

500 gr grizë/ermik/semolina

30 gr tharm buke

2 lugë gjelle miell

½ filxhan vaj ulliri

1 lugëz kripë

1 të kuq i vesë

ujë

Përgatitja:

Hapi 1

Në një enë të thellë bëni bashkë grizën, miellin dhe tharmin e bukës me pak ujë, vaj e kripë.

Hapi 2

Shtojini ujë duke e përzier derisa të fitoni një brumë elastik.

Hapi 3

Brumin punojeni mirë për 10 minuta e më pas ndajeni në dy ose katër pjesë, varësisht sa kulec buke doni.

Hapi 4

Kulecët e formuar vendosini në tavën e lyer me yndyrë, mbulojini me një pecetë të pastër dhe lërini të pushojnë në vend të ngrohtë.

Hapi 5

Pasi të jenë dyfishuar në masë, lyejini me të kuqtë e vesë të përzier me pak ujë ose qumësht e më pas futini në furrën e nxehur shumë.

Hapi 6

Pas disa minutash, me ndihmën e majës së thikës testojini nëse janë pjekur mjaftueshëm e nëse ky nuk është rasti atëherë rrotullojini në anën tjetër e vazhdojeni pjekjen edhe për disa minuta.

Hapi 7

Shërbejini të ngrohta.

Hapi 8

Ju bëfshin mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË