Ramush Haradinaj dhe Anita Muçaj kohët e fundit mund të themi se janë njëri prej çifteve më të zëshëm të skenës politike.

Nëpërmjet postimeve të ndryshme Anita ka bërë të ditur se është pjesëmarrëse në Samitin e Grave në Londër, e cila është përzgjidhur si një nga gratë më të fuqishme në botë.

E në kuadër të këtij samiti ajo mbajti edhe një fjalim duke treguar eksperiencat e saj si një femër e angazhuar.

Anita ka shkruar se “është ndjerë e lumtur që ka mundur të ndajë një histori suksesi të grave nga Kosova mes shumë grave të suksesshme nga bota”.

Nuk munguar as urimet, komentet e lavdatat pas këtij epiteti që mori Anita.

Natyrisht në ditë të tilla nuk mungon as përkrahja e bashkëshortit. Në këtë rast është Ramush Haradinaj, ai i cili me një fjali ka përmbeldhur shumëçka për sukseset e gruas së tij.

“Nuk ka ndjenjë më të mirë se të kesh pranë një grua të fuqishme”.

Haradinaj shumë krenar ka shkruar në një postim në Facebook ndër të tjera: “Nuk ka ndjenjë më të mirë se të kesh pranë një grua të fuqishme, që nuk dorëzohet asnjëherë, e që lufton për të drejtat e grave!”

MUND TË JU PËLQEJNË