Anita dhe Lola Haradinaj janë motra dhe kunata.

Ato kanë raporte të shkëlqyera mes vete siç edhe kanë bashkëshortët e tyre Ramushi dhe Dauti, shkruan “Kosovarja”.

Ata janë figura të njohura dhe rëndësishme të luftës e lirisë.

Kur jemi tek familja, Haradinajt janë treguar gjithmonë të përgjegjshëm ndaj përgjegjësive, të dashur e të kujdesshëm.

Ndërkohë që burrat janë të angazhuar më tepër kah aktivitetet në politikë, motrat janë aktive në rrjetet sociale me paraqitje të ndryshme.

Sot ato të dyja kanë bërë një sondazh për të zgjedhur vëllaun më të mirë të vitit, Ramushi apo Dauti?

Nga storiet e tyre ato edhe argëtuan edhe ndjekësit. Lola thotë se Dautin e kanë votuar të gjitha femrat, derisa në fund ia dedikon fitoren motrës së saj Anitës.

“Fitoren ja dedikoj motres t’madhe @amuqaj. Faleminderit të gjithve për përkrahjen e juaj. Gezuar”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË