Bashkëshortin e saj pothuajse të gjithë e njohin. Labinot Gashi është moderatori më i pëlqyer i ekranit televiziv kosovar.

Mirëpo, që kur u martua vëmendje të madhe mori edhe gruaja e tij Qendresa, e cila cilësohet si një femër e thjeshtë dhe me shumë stil.

Veshja, qëndrimi dhe sjellja e saj kanë rënë në sy të mirë te publiku për çka edhe e respektojnë e jo vetëm si grua të Labit.

Së fundi, Qendresa ka hapur një pyetësor në Instagram ku nuk kanë munguar komentet dhe pyetjet e shumta.

Dihet se Qëndresa ka raporte të mira me shumicën e femrave të estradës duke i njohur përmes bashkëshortit të saj.

Por, me dikë prej tyre paska raporte shumë të afërta miqësore.

Është Fjolla Svirca, gruaja e Alban Mehmetit që në pyetësorin e Qendresës la një koment të bukur “A e din sa e mirë je”? e që më pas edhe Qëndresa ia ktheu më të njëjtën monedhë: “Ti je ma e mirë se unë, të kam zemër”.

Por, vallë raportet e Labit dhe Albanit qëndrojnë kaq të afërta?./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË