Qendresa Barjami është gruaja e moderatorit më të njohur kosovar Labinot Gashit.

Dyshja pëlqehet mjaft shumë si çift ku edhe marrin shumë vëmendje qoftë përmes postimeve në rrjetet sociale apo kudo që të jenë prezent, shkruan “Kosovarja”.

Qendresa cilësohet si një femër me shumë klasë dhe elegancë çka e ka bërë që edhe publiku të ketë një simpati të veçantë për të.

E për hir të tyre, Qendresa vendosi të hap një pyetësor në rrjetin e saj Instagram ku iu adresuan pyetje të lloj-llojshme.

Por, njëra prej tyre ishte “Se çfarë profesioni ki”, të cilës Qendresa nuk hezitoi të përgjigjet duke zbuluar profesionin e saj si grimere.

Tani e kuptuam pse Qendresa gjithmonë duket thjeshtë dhe bukur./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË