Shumica e të rejave kanë probleme të vazhdueshme të fytyrës, e që shpesh bien në hall duke mos e ditur se nga çfarë mund të përkeqësohet.

Pastrimi i fytyrës është tejet i rëndësishëm, por a e bëjmë at në mënyrën e duhur? Në shumicën e rasteve, fatkeqësisht jo.

Pastrimi me brushë është tejet i rëndësishëm, kjo nga që asnjë preparat nuk mund të pastrojë poret në qoftë se nuk ka një mjet që depërton thellësisht në lëkurë.

Brushat statike apo ato elektrike, pak rëndësi ka se çfarë lloji është, por e rëndësishme është që të përdoret për çdo pastrim të grimit.

Gjatë përdorimit, poret do të pastrohen dhe njëkohësisht do të zhduken aknet dhe papastërtitë e ndryshme, e që kjo ndihmon edhe në reduktimin e rrudhave.

Provojeni dhe binduni, është fare e thjeshtë, ju duhet vetëm një produkt i lëngshëm për pastrimin e grimit dhe fërkimi i fytyrës me brushë.

Rezultatet do vërehen Brenda një jave, ndërkaq në vazhdim do t’i shihni edhe modelet e brushave./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË