Të njohur për trimërinë në luftë, për kontributin e dhënë pas lufte, për guximin për ti thënë gjërat ashtu siç janë: Këta janë vëllezërit Geci.

Janë shtatë vëllezër, të njohur mirë për opinionin e gjërë. Në këto zgjedhje, vëllezërit Geci janë plotësisht në mbështetje të Marigona Gecit dhe “LDK”-së, e cila nga strukturat e “LDK”-së është përfshirë në listën për deputete, ku mban numrin 78-të, shkruan “Kosovarja”.

Marigona disa here është ka qenë emër i komentuar në media për shkak të arriturave të saj në botën akademike.

Marigona Geci në Fakultetin Ekonomik u diplomua në gradën Bachelor me notë mesatare 9.77 në Universitetin e Prishtinës duke vazhduar më pas me studimet Master dhe duke arritur notën mesatare 9.50.

Njëkohësisht ka studiuar dhe diplomuar në Gjuhën dhe Letërsinë Angleze në fakultetin e Filologjisë. Gjithashtu ka mbaruar vitin e parë në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane pranë Universitetit të Prishtinës. Ajo është ligjëruese e rregullt në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Shefe e programit për Master dhe po ashtu punon me honorar në Universitetin e Prishtinës.

Marigona, kandidate e denjë për deputete dhe pa dyshim që do të jetë një zë i fuqishëm në Kuvend nëse do ta merr besimin dhe votën e popullit.

Siç merret vesh, Marigona po del të jetë një ndër kandidatet më të votuara në sondazhet online.

Vëllezërit Geci, u bëjnë thirrje qytetarëve qe të mobilizohen si kurrë më parë, që Kosova të kthehet në binarë, të vazhdoj rrugën drejtë Evropës dhe të forcojë moqësinë e përhërshme me SHBA-të.

13 vite , Kosovën e morën në dorë të padishmit, e qitën nga binarët, e izoluan, e vodhën , e shkatrruan deri në palc , andaj , thonë e apelojnë 7 vëllezërit – të bashkohemi rreth LDK -ës dhe ta kthejmë në binarë , aty ku na la amanet Presidenti Rugova.

 

MUND TË JU PËLQEJNË